Kur Zvicra publikoi listën me 25 futbollistë për Katar 2022, nuk kishte si të mungonte Xherdan Shaqiri. Ndonëse jo në formën më të mirë fizike, Shaqiri është pjesë e rëndësishme e Natit.
Në përgjithësi ka 108 ndeshje e 26 gola. Për të do të jetë Kupa e Botës e katërt me radhë që do të marrë pjesë, ndërsa u paraqit në dy Kampionate Evropiane.
Shaqiri është futbollisti i vetëm zviceran, i cili ka shënuar në katër turne radhazi. Kupa e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018 dhe Euro 2020.
Ai gjithashtu është vetëm futbollisti i katërt evropian që shënon radhazi në katër turne madhore. Këtë rekord e arritën Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Ivan Perisiq.
Synimi i tij është të shënojë edhe në Botëror, duke thyer rekorde të tjera për Natin, ku nga viti 2010 paraqitet për Zvicrën A, ndërsa ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës, shkruan tutje albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bayernin dhe Liverpoolin. Ka fituar titullin në Zvicër, Gjermani dhe Angli. Ka fituar dy herë Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. Gjithashtu ka fituar edhe disa trofe të tjerë.