Vitin e kaluar 43 persona u kafshuan nga njëri prej dy gjarpërinjve helmues në Zvicër – shumica pësuan simptoma të lehta, por një person u sëmur rëndë.
Numrat janë publikuar nga Tox Info, linja kombëtare e ndihmës për helmin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej shtatë qen u kafshuan – duke përfshirë edhe një që ngordhi. Vetëm një tjetër ka shfaqur ndonjë efekt serioz.
Ekzistojnë tetë lloje të gjarpërinjve vendas në Zvicër – dhe dy janë helmues.
Personi i fundit që vdiq nga pickimi i gjarprit ishte në vitin 1961. Në ditët e sotme, antidotat janë shumë efektive.
I vetmi rrezik për njerëzit është nëse viktima pëson shoku anafilaktik.