Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur me fitore Grand Slamin e Baku i cili po mbahaet në Azerberjxhan.
Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërkaq raundin e dytë mposhti me IPPON, xhudisten gjermane Teresa Zenker në kategorinë -78 kilogramë, përcjell Albinfo.
Në çerek finale, Kuka do të përballet me xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.