Linz është qyteti i parë në Austri që vendosi të mos organizojë një festë publike të Vitit të Ri këtë vit, njësoj si në dy vjetët e mëparshme, për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.
Këtë vit vendimi është marrë pasi, siç theksojnë autoritetet e qytetit, qytetarët vazhdojnë të shmangin tubimet më të mëdha.
“Organizatori privat hoqi dorë këtë vit për shkak të rritjes së rrezikut që mund të shkaktojë një valë COVID. Vitin e ardhshëm mund të jetë njësoj si më parë”, njoftuan autoritetet e qytetit, përcjell tutje albinfo.at.