Politikanët gjermanë po kërcënojnë të mos blejnë më kurrë armë nga Zvicra.
Argumenti buron nga refuzimi i këtij vendi për të lejuar dërgimin e rieksportit të municioneve në Ukrainë.
Sipas rregullave të neutralitetit, Zvicra duhet të japë pëlqimin e saj, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gjermania fillimisht pyeti nëse 12,000 fishekë municionesh kundërajrore 35 mm mund të dërgoheshin në Ukrainë në qershor – kjo u refuzua.
Gjermania ka kërkuar sërish – por këtë herë duke thënë se është për një mision humanitar, pasi do të përdoret për të siguruar eksportet e grurit nga Odessa.
Berna ende nuk është përgjigjur.