Hulumtimet e fundit nga mediat gjermane tregojnë se trenat e vendit ecin më shpejt dhe janë më të pastër kur në mesin e pasagjerëve janë njerëz të shquar, përcjell albinfo.ch.
Portali zviceran i lajmeve, Watson, hetoi situatën në Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) dhe zbuloi se trenat e Zvicrës janë më egalitar; ata nuk ofrojnë asnjë trajtim preferencial dhe si rregull nuk e dinë as kur VIP-at janë në bordin e trenave të rregullt.
“Për SBB-në, siguria, besueshmëria dhe përpikëria janë gjithmonë në plan të parë, pavarësisht se kush po udhëton në të, qoftë vip apo njeri i thjeshtë ”, tha kompania. “Në Zvicër të gjithë janë të barabartë”.