Elon Musk planifikon të pushojë nga puna rreth 5,000 nga 7,500 punonjësit e Twitter-it sapo të marrë kontrollin e medias sociale. Sipas informacioneve të publikuara nga Washington Post, bëhet fjalë për rreth 75% të punonjësve.
Por nga ana tjetër, duke reaguar ndaj publikimit, menaxheri i Twitter u ka dërguar një email punonjësve të tij, duke i qetësuar se nuk planifikohen largime nga puna.
Ndërkohë, sipas gazetës, kreu i Tesla dhe SpaceX ka informuar investitorët e tjerë potencialë se ai synon të reduktojë stafin e kompanisë në rreth 2000 punëtorë.
Washington Post raportoi se pushimet nga puna në Twitter do të ndodhin në muajt e ardhshëm, pavarësisht se kush e zotëron platformën, pasi kompania dëshiron të shkurtojë rreth 800 milionë dollarë nga lista e pagave të saj, përcjell Albinfo.ch.
Sipas gazetës, planet për të shkurtuar vendet e punës dhe kostot në kompani ishin në fuqi përpara se Musk të bënte ofertën e tij për të blerë Twitter.
Në korrik, Twitter njoftoi se kishte ngadalësuar procesin e punësimit për shkak të një rënieje të përgjithshme ekonomike që prek industrinë e teknologjisë në përgjithësi.