Ky muaj pritet të jetë tetori më i ngrohtë në histori.
Meteorologu Michael Eichmann nga MeteoNews tha për gazetën Blick se temperaturat janë rreth 2.7 gradë mbi normën.
Moti i ngrohtë ka të ngjarë të qëndrojë edhe ditët në vijim – edhe pse do të jetë më i lagësht, transmeton albinfo.ch.
Po shkaktohet nga një masë e ajrit të ngrohtë që vjen nga Afrika dhe Mesdheu – që do të thotë se ka pak mundësi që ajri të ftohet gjatë natës.
Në këtë kohë të vitit temperatura duhet të jetë rreth 14 gradë – por tani është në 20.
Parashikuesi thotë se kjo është shumë e lartë.