Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të rikthehet sot në ring.
Donejta do të përballet sot me kampionen olimpike Tokyo 2020, njëherësh kampione e botës 2018, irlandezen Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit.
Ky Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.
Sesioni i kategorisë 60 kg nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë.