Kantoni i Gjenevës ka hapur një shërbim të ri online, në mënyrë që të ardhurit të mund të regjistrojnë mbërritjen e tyre.
Është në dispozicion në frëngjisht dhe anglisht, përcjell albinfo.ch.
Shtetasit zviceranë mund të ndryshojnë kantonin e tyre të qëndrimit dhe jozviceranët mund të aplikojnë për lejet përkatëse të qëndrimit dhe kompanitë mund të marrin leje pune për stafin e tyre.
Zyra Kantonale për Popullsinë dhe Migracionin thotë se përparësia e madhe është se të gjithë formularët e dorëzuar do të jenë të plotë, pasi sistemi nuk lejon dërgimin e formularëve të papërfunduar.
Zyra thotë se me sistemin e letrave, deri në 80% të aplikimeve fillestare janë të paplota.