Numri i popullsisë globale po i afrohet me shpejtësi shifrës 8 miliardë, por sipas OKB-së, bota nuk ka pse të alarmohet.
Megjithatë, Dr. Natalia Kanem, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Popullsisë së OKB-së (UNFPA), u bëri thirrje vendeve të mos bëjnë panik, por në vend të kësaj të përqëndrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve me pak mundësi që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.
Kanem paralajmëroi se nëse qeveritë përqendrohen vetëm te numrat, ata rrezikojnë të vendosnin kontrolle të popullsisë për të cilat historia ka treguar se janë “të paefektshme dhe madje të rrezikshme”.
‘Ne nuk mund të përsërisim shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut… që u grabitin grave aftësinë e tyre për të vendosur nëse [ose] kur të mbeten shtatzënë, apo fare. Alarmi mbi numrin në rritje të popullsisë na largon nga ajo ku duhet të përqendrohemi”, tha Kanem./TCH