Greva dyditore e transportit publik të Gjenevës (TPG) tashmë ka përfunduar, pasi menaxhmenti i kompanisë plotësoi kërkesat për rritjen e pagave të punonjësve, përcjell albinfo.ch.
Shërbimi i rregullt i autobusëve dhe tramvajit ka rifilluar gradualisht nga pasditja e së enjtes.
Ndërkohë, sindikata e pilotëve SWISS, Aeropers, po vazhdon aksionin e saj të grevës të shpallur për të hënën, më 17 tetor, nëse para kësaj nuk negociohet një marrëveshje e re kolektive e punës midis pilotëve dhe linjës ajrore.