Raportohet se një vajzë 13-vjeçare ka vdekur pasi u godit nga rryma elektrike kur preku televizorin sapo doli nga dushi, përcjell albinfo.ch.
Iorrany Ravick Soares Rodrigues, 13 vjeçe, pësoi tronditje ndërsa përpiqej të rregullonte televizorin në shtëpinë e saj në Timon, Brazil. Vajza e bëri këtë kur sapo doli nga dushi dhe ishte ende e lagur.
Ajo u deklarua e vdekur pas mbërritjes në spitalin Alarico Pacheco.
Shkak për vdekjen tragjike të saj thuhet se janë bërë instalimet elektrike të gabuara që kanalizonin energjinë elektrike përmes kornizës së televiziorit.