Dyqani i ngjashëm me makinën shitëse, i quajtur Teo, i pari i këtij lloji, hapet sot në Bürglen, Thurgau, përcjell albinfo.ch.
Është në formën e një tubi prej 50 metrash katrorë, të bërë nga druri dhe materiale të tjera miqësore me mjedisin.
Dyqani do të jetë i hapur 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë – një gjë e rrallë në Zvicër – dhe do të shfaqë mbi 800 produkte të ndryshme.
Histori të tjera të ngjashme me Teo-n janë planifikuar edhe diku tjetër në Zvicër.
