Punëtorët e transportit publik të Gjenevës (TPG) zgjasin grevën e tyre
Greva, e cila duhej të fillonte dhe të përfundonte të mërkurën, vazhdon edhe sot, pasi sindikata votoi për ta bërë këtë, duke sqaruar se kërkesat e tyre për rritjen e pagave nuk janë plotësuar, përcjell albinfo.ch.
“Mungesa e propozimeve nga menaxhmenti për zgjidhjen e konfliktit ka nxitur zemërimin e stafit të TPG”, tha sindikata në një deklaratë.
Kjo faqe ka informacione për udhëtarët për ndërprerjet, si dhe për lëvizjen përreth Gjenevës gjatë grevës.