Zvicra në Kampionatin Botëror të femrave. Në një ndeshje shumë emocionuese dhe interesant, Nati mposhtu Uellsin 2:1 dhe siguroi një biletë për Botëror, shkruan albinfo.ch.
Koha e rregullt përfundoi 1:1, por në sekondat e fundit të ndeshjes (121’), Humm shënoi dhe kualifikoi Zvicrën. Nga minuta e 75-të u inkuadrua futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, e cila u përfshi në një gol, që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Botërori vitin e ardhshëm do të organizohet në Australi dhe Zeland të Re.
