Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 35,579 infeksione të reja me koronavirus në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG). Kjo është 45.4 për qind më shumë se në javën e kaluar (mesatarja 7-ditore).
Në të njëjtën kohë, BAG ka regjistruar 9 raste të reja të vdekjes si dhe 396 shtrime në spital (rritja: 7.3 për qind).
Përqindja e të vaksinuarve të dyfishtë është 69.3 për qind, ndërsa 44.4 për qind kanë marrë edhe vaksinën përforcuese (booster).
Janë raportuar 88,285 teste. Norma mesatare e pozitivitetit gjatë ditëve të fundit ishte 40.9 për qind.