Siç tha analisti i CSS Insight, Ben Wood për CNBC, është e pashmangshme që Apple do të duhet të kapitullojë dhe se iPhone 15 i vitit të ardhshëm do të ketë një port USB-C. Ai theksoi se, duke qenë se kompania tashmë përdor USB-C në disa tabletë dhe kompjuterë, tashmë ka filluar kalimi në lidhjen e re.
Edhe pse ligji vlen vetëm për zonën e BE-së, është e qartë se Apple nuk do të zhvillojë dy lloje telefonash, por që të gjitha modelet e ardhshme të iPhone, si dhe Pad dhe pajisjet e tjera të Apple në të ardhmen duhet ta kenë këtë lidhje.
Megjithatë, plani afatgjatë i kompanisë ndoshta nuk përfshin lidhjen e kërkuar nga BE-ja, por brenda pak vitesh pajisjet Apple mund të karikohen ekskluzivisht vetëm përmes valëve.