Një burrë i maskuar ka shkaktuar frikë tek të pranishmit në një zyrë postare në Zug mëngjesin e së premtes. Ai ka “kërcënuar” një punonjës të postës me një briosh (kifle ose Gipfeli), të cilin e mbante si pistoletë.
Ai i ka bërë thirrje që t’i jepeshin paratë, transmeton albinfo.ch. Për shkak se të pranishmit u frikësuan, policia u alarmua. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:45, raporton policia e Zugut, shkruan agencia e lajmeve e Zvicrës, SDA.
Sulmuesi mbante një maskë fantazmë. Policia ka arritur ta ndalojë 42-vjeçarin para ndërtesës së postës.