Të gjithë personat e pavaksinuar do të duhet të paguajnë 50 franga për testet e tyre për Covid nga 10 tetori, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Guy Parmelin e shpjegoi këtë veprim, duke thënë se taksapaguesit e vaksinuar nuk duhet të paguajnë për testimin për ata që zgjedhin të mos vaksinohen.
“Pas diskutimeve të gjera, Këshilli Federal qëndron në vlerësimin e tij se nuk i takon publikut në tërësi të financojë koston e testeve për njerëzit që vendosin të mos vaksinohen”, thanë autoritetet, duke shtuar se “njerëzit që kanë marrë tashmë një dozë e vaksinës mund të vazhdojë të testohet pa pagesë deri në fund të nëntorit”.