Albinfo.ch ka njoftuar dje se punonjësit publikë të Gjenevës dhe drejtuesit e autobusëve dhe tramvajit për pak ditë do të shpallin grevë.
Punonjësit e administratës publike do të dalin në grevë më 12 tetor, aksion i cili do të përfshijë edhe punonjësit e transportit publik.
Sindikatat e tyre kërkojnë një rritje prej 5 për qind të pagave për të mbuluar koston më të lartë të jetesës të shkaktuar nga inflacioni dhe rritja e primeve të kujdesit shëndetësor.
Ky do të ishte i pari nga dy aksionet e grevës të shpallura për këtë muaj – pilotët SWISS janë gjithashtu të vendosur të bëjnë grevë më 17 tetor, përveç nëse linja ajrore përmbush kërkesat e tyre përpara kësaj date. /Albinfo.ch