Ekipi futbollistik i Kosovës, Ballkani, ka siguruar fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës.
Kjo vjen pas fitores ndaj Sivassporit 3-4, përcjell Albinfo.ch.
Armend Thaqi realizoi golin e parë për skuadrën nga Suhareka, derisa në minutën e 11-të Ermal Krasniqi përmes asistimit i mundësoi Arbër Potokut që nga afërsia shënoi për 1-2, duke u dhënë epërsinë e parë portokallinjve në këtë sfidë.
Edhe në pjesën e dytë Ballkani krijoi disa raste të mira shënimi. Sërish Armend Thaqi bashkëveproi mirë me Meriton Korenicën dhe realizoi një gol të bukur për 1-3.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe golin e dytë në minutën e 75-të me anë të Yesilyurt që u asistua nga Saba për 2-3.