Për të reduktuar përdorimin e energjisë, ne duhet të “ndryshojmë seriozisht zakonet tona” dhe të mësojmë të jetojmë në hapësira më të vogla, thonë studiuesit nga Instituti Federal Politeknik i Lozanës (EPFL), përcjell albinfo.ch.
Kjo do të ulte kostot e energjisë, si për energjinë elektrike, ashtu edhe për ngrohje.
Megjithatë, kjo mund të jetë e vështirë për t’u arritur, pasi pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit në Zvicër duan banesa më të mëdha, gjë që në mënyrë të pashmangshme çon në konsum më të lartë të energjisë.
Prandaj, “promovimi i ndërgjegjësimit mjedisor midis atyre njerëzve është thelbësor, por i vështirë për t’u zbatuar”, zbuloi studimi.