Për të 19-in vit radhazi, Aeroporti i Cyrihut ka marrë çmimin World Travel, Aeroporti më i mirë evropian, përcjell albinfo.ch.
Renditja bazohet në kënaqësinë e klientit, si dhe në standardet e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të ofruara në dhe përreth aeroportit.
Për të ruajtur qëndrimin e tij, aeroporti po planifikon infrastrukturë të re, duke përfshirë një strukturë të re për klasifikimin e bagazheve dhe rinovimin e një pjese të zonës tregtare të aeroportit.
Aeroportet e tjera ndërkombëtare të Zvicrës, Gjenevë dhe Bazel, nuk ishin pjesë e renditjes.