Inflacioni zviceran ra lehtë në shtator, nga 3.4 në 3.3 për qind, por përveç çmimit të benzinës, kostot e tjera nuk kanë rënë, përcjell albinfo.ch.
“Inflacioni ra, por indeksi i çmimeve të konsumit nuk ra”, sipas Sergio Rossi, ekonomist dhe profesor në Universitetin e Friburgut.
“Me fjalë të tjera, çmimet vazhdojnë të rriten, jo aq sa më parë”.
Dhe konsumatorët zviceranë nuk duhet të shohin ndonjë lehtësim në frontin e çmimeve së shpejti. “Tendenca rritëse do të vazhdojë, të paktën deri në fund të vitit, apo edhe deri në verën e vitit 2023”, tha ai.