Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos paguar mësimdhënësit grevistë, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e muajit shtator, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit, transmeton Albinfo.ch.
“Solidaritet! Nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat, por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit”, reagon Këshilli i Prindërve të Kosovës.