Bëhet e ditur se drejtësia e Ticinos, në Zvicër, ka mbyllur një hetim njëmujor për një trafik kokaine, ku tetë persona u arrestuan që nga marsi i kaluar, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportove të policisë, aktiviteti kriminal shtrihej në vende të ndryshme, duke përfshirë Spanjën, Francën, Holandën, Anglinë dhe Italinë, njoftoi policia kantonale e Ticinos. Rrjeti ishte aktiv që nga viti 2014.
Në bazë të raporteve, gjashtë shtetas zviceranë dhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, mbetën të arrestuar.
Kokaina e kapur do të shitej në rajonin e Lokarnos. Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, policia e Ticinos zbuloi transaksione financiare për të paktën 400 mijë euro dhe 215 mijë franga.
Për më shumë:
https://www.rtn.ch/rtn/Actualite/Suisse/Trafic-de-cocaine-demantele-au-Tessin.html