Një numër supermarketesh zvicerane po shesin mish me çmime të reduktuara, por ndërsa konsumatorët mund të jenë të lumtur për këtë zhvillim, fermerët dhe zyrtarët e zgjedhur nuk janë të kënaqur, përcjell albinfo.ch.
“Këto zbritje të tepruara dërgojnë sinjalin e gabuar. Nuk është e drejtë të shesësh një ushqim me vlerë të lartë, si mishi, me çmim të ulët”, thotë deputeti Markus Ritter, i cili është edhe president i Unionit të Fermerëve Zviceranë.
Një tjetër deputet, Kilian Baumann, argumenton se “dumpingu i çmimeve të mishit, shpesh të huaj, është në dëm të fermerëve vendas”.
Ai ka kërkuar nga Këshilli Federal të ndërhyjë dhe po ashtu u kërkon shitësve të përmbahen nga praktika të tilla.
Këshilli Federal do të shqyrtojë ankesat dhe do të paraqesë opsione të ndryshme në një raport.