Meta aktualisht po tregton me vlerën më të ulët të saj të aksioneve që nga viti 2019, reklamuesit po ulin shpenzimet, dhe përdoruesit po largohen nga platformat e saj.
Siç u raportua nga CNBC, Meta është në vështirësi të mëdha, pasi që stoku i saj e mbylli sërish javën me rënie dhe aktualisht po tregtohet në nivelet më të ulëta, të cilat nuk i kishin parë prej vitesh.
Vetëm 4 stoqe të aksioneve në S&P 500 kanë vlerë më të ulët se Meta, dhe është e paqartë se nëse kompania është e aftë ta nxjerrë vetën nga kjo rrëmujë.
Vetëm para një viti, vlera e kompanisë e arriti majën dhe që nga atëherë nuk ka qenë asgjë tjetër pos tatëpjetës, teksa drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg, ka humbur miliarda dollarë duke e ndjekur metaversin e tij në të njëjtën kohë që rrjetet kryesore sociale, Facebook dhe Instagram, kanë pasur vështirësi.