Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis nga sot e zgjat deri më 31 tetor.
Kurti theksoi se shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar, njerëzor e së fundi edhe me pasivizim të adresave të tyre.
Prandaj, siç u shpreh ai, regjistrimi i cili fillon sot e përfundon më 31 tetor, për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim”.
VIDEO:
https://www.facebook.com/watch/?v=5763396657016230