Swiss International Air Lines (SWISS) ka rënë dakord t’u ofrojë agjentëve të udhëtimit 10 CHF (10 dollarë) pagesa “faleminderimi” për fluturimet e anuluara nga orari i saj këtë verë, transmeton albinfo.ch.
SWISS u detyrua të anulonte rreth 2% të fluturimeve të saj të planifikuara në muajt e verës, sepse nuk kishte staf të mjaftueshëm për të përballuar kërkesën e ripërtërirë për udhëtime pasi mbylljet e koronavirusit përfunduan.