Të dhënat e reja nga agjencia e rekrutimit Michael Page tregojnë se vendet e punës janë të shumta në Zvicër: 15.6 për qind më shumë tani sesa në të njëjtën kohë më 2021, njofton albinfo.ch.
Rritja më e fortë – 16.7 për qind – është raportuar në rajonin e Liqenit të Gjenevës, i cili përfshin Gjenevën dhe Vaud-in.
Për sa u përket vendeve të punës, kërkesa më e madhe është në sektorin social, ku numri i vendeve të punës është rritur me 48.2 për qind.
Më pas renditet banka (40.3 për qind), e ndjekur nga pozicionet administrative (37.2).
Nuk është për t’u habitur që kërkesa në sektorin e energjisë gjithashtu u rrit – me 22.8 për qind.