Përmes një reagimi ata kanë paralajmëruar se nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor, atëherë do të nisin çregjistrimin e fëmijëve nga shkollat.
“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!”, bëhet e ditur në njoftim.
Kjo thirrje sipas tyre, nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla.