Mërgim Berisha është bashkuar me skuadrën gjermane Augsburg,në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Sulmuesi shqiptar u huazua nga Fenerbahce te Augsburg pasi nuk kishte hapësirat e duhura në gjigantin turk.
Megjithatë, vetëm pas tri ndeshjeve të zhvilluara me Augsburgun, Berisha ka treguar kualitetin që ka.
24-vjeçari ka shkëlqyer duke shënuar një gol e duke asistuar në një tjetër, gjë që bëri skuadrën e tij t’i fitojë gjashtë pikë në dy sfidat e fundit.
Augsburgu ka vendosur ta blejë Berishën dhe tanimë ka kontaktuar gjigantin turk Fenerbahce.
Skuadra gjermane ka vendosur të përdorë klauzolën e blerjes së kosovarit për shumën e katër milionë eurove.
Kujtojmë që Berisha më parë ka luajtur edhe për skuadra të tjera, si RB Salzburg, Liefering, Lask Linz, Altach e Magderburg.