Asgjë nuk shkoi si duhet gjatë një udhëtimi me tren nga Cyrihu për në Vjenë.
Menjëherë pas ndalesës së planifikuar në stacionin e Linz, treni u ndal papritur dhe nuk mund të vazhdonte udhëtimin. Arsyeja ishte një defekt teknik. Kështu kanë konfirmuar zyrtarët e ÖBB-së për krone.at, përcjell albinfo.at.
Dyert mbetën të mbyllura dhe pas një kohe të shkurtër ka dështuar edhe klimatizimi.
Treni ka mbetur i bllokuar për më shumë se katër orë dhe te pasagjerët është krijuar një panik i madh. Tre persona janë lënduar dhe më pas janë dërguar për në spital, edhe pse nuk dihen arsyet.
Për katër orë, teknikët e ÖBB-së u përpoqën të nisnin trenin përsëri. Megjithatë, kjo nuk funksionoi, transmeton albinfo.at.
Përfundimisht pasagjerët u zhvendosën në një tren tjetër dhe mund të vazhdonin udhëtimin e tyre.