Në një lajmërim të bërë sot nga Ambasada amerikane në Moskë, SHBA ka ftuar shtetasit e saj të braktisin menjëherë Rusinë.
“Shtetasit e SHBA-së nuk duhet të udhëtojnë në Rusi dhe ata që jetojnë ose kanë udhëtuar aty, duhet të lënë vendin menjëherë, duke përdorur opsionet e pakta komerciale që mbeten”, shkruhet në një notë informative urgjente të ambasadës, transmeton Albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e kompanive amerikane dhe perëndimore janë tërhequr tashmë nga Rusia, si pasojë e masave të ndërmarra pas agresionit ndaj Ukrainës.
Për largim të menjëhershëm nga territori i Rusisë është lëshuar alarm dhe nga Bullgaria, Polonia dhe Estonia.