Sot, Prokuroria Themelore e Pejës, bashkë me policinë është duke kryer një aksion antidrogë në zonën e Dukagjinit.
Mediat e Kosovës shkruajnë se nga bastisja e 10 vendodhjeve janë arrestuar shtatë persona. Këtë e konfirmoi dhe prokurori Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe armëve.
“Aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit. Deri tani janë bastisur 10 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona. Po ashtu deri tani është konfiskur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe janë sekuestruar disa armë. Aksioni është duke vazhdur”, tha Qavolli.