Deputetët në Zvicër kërkojnë të kuptojnë pse të rinjtë e huaj i shmangen pasaportës zvicerane?
Këshilli i Shteteve ka miratuar të martën një postulat për të zbuluar pse shkalla e aplikimeve për natyralizim të paraqitura nga të huajt e gjeneratës së dytë është shumë e ulët, njofton albinfo.ch.
Këshilli Federal do të duhet të paraqesë një raport që shpjegon arsyet e këtij fenomeni.
Duke pasur parasysh ligje të ndryshme që rregullojnë procedurat e natyralizimit në nivel kantonal, “nuk do të jetë e lehtë të përmbushet ky mandat,” vuri në dukje ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter.
Shumë të huaj që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër nuk e shohin mundësinë e marrjes së një pasaporte zvicerane. Ftohësia e tyre ka të bëjë pikërisht me kushtet e vështira që i ka Zvicra për të fituar një pasaportë zvicerane. /Albinfo.ch