Britania po zbut politikat për emigrantët që hyjnë ilegalisht në vendin ishullor. Nga kjo politike lehtësuese duket se edhe emigrantet shqiptarë po përfitojnë. Zyra për Punët e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar pranojnë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, një ndryshim ky i papritur në politikën britanike për emigrantët.
Priti Patel, ish-ministri i Brendshëm, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare në Gusht për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht. Ajo pretendoi se Mbretëria e Bashkuar mund të kthente shpejt azilkërkuesit që mbërritën në Britani për arsye të rreme.
Por departamenti ligjor i qeverisë sipas The Gurdian ka konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që kërkojnë azil. Avokatet e organizatave për refugjateve në një letër ligjore drejtuar Home Ofice u konfirmua se shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të preken nga marrëveshja.