Më 26 shtator 2022 në Helsiniki është mbajtur takimi i parë i Odës Ekonomike Finlandezo-Kosovare, me ç’rast u zgjodh edhe kryesia e saj, përcjell albinfo.ch.
Kryetar i bordit të Odës Ekonomike u zgjodh Esen Stoliqi, nënkryetar Blerim Shulina, kurse anëtarë Emiljan Çeçi, Astrie Ejubi, Anna Ilanseva, Aurora Kërveshi, Jyrki Maijala dhe Fisnik Salihu.
Ambasada e Kosovës në Stokholm u uron mbarësi dhe shumë suksese në avancimin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve tona mike.
,
