Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar shtetit austriak përkrahje për liberalizimin e vizave.
Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një takimi me delegacionin austriak të kryesuar nga kryetari i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner, transmeton Albinfo.ch.
“Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit të Kosovës.