Këto shifra flasin për një dyfishim të numrit dhe interesimit të francezëve për të pushuar në rivierën shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur pas një takimi që pati ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro, me Christophe Marchais, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të “ADN Tourisme”, Federatës Kombëtare të Turizmit në Francë.
“Ka një interes të shtuar të tregut francez për Shqipërinë, që konfirmohet nga 58 mijë turistët që kanë ardhur këtë vit nga janari deri në gusht, rreth dyfish më shumë se viti i kaluar”, tha Kumbaro.