Për të shmangur një grevë të pilotëve të SWISS në mes të pushimeve të shkollës së vjeshtës më 17 tetor, dhe pasi negociatat e gjata midis sindikatës së pilotëve dhe linjës ajrore nuk janë produktive, SWISS ka propozuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në arbitrazh, përcjell albinfo.ch.
“Pas më shumë se dy vjetësh negociata intensive, ende nuk është lidhur një marrëveshje e re kolektive e punës. Qëllimi i arbitrazhit jashtë gjykatës është të përpunojë një rekomandim jodetyrues gjatë javëve të ardhshme”, tha linja ajrore në një deklaratë të enjten.
Ai shtoi se linja ajrore kryesore e Zvicrës “është e bindur për një zgjidhje të përbashkët në kuptimin e një kompromisi të mirë zviceran”.
Sindikata e pilotëve, Aeropers, ende nuk është përgjigjur dhe as nuk ka hequr dorë nga kërcënimi për grevë.