Edhe më tej, kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, përcjell albinfo.ch.

“Dardanët” do të përballen të shtunën me Irlandën e Veriut, shkruan GazetaBlic Sport.
Irlanda e Veriut synon t’i shmanget rënies në Ligën D të Ligës së Kombeve. Kjo kombëtare është momentalisht e treta, me 2 pikë, njëjtë sa i ka edhe Qipro po ashtu. Një fitore ndaj Kosovës do të ishte shumë e rëndësishme dhe ndoshta jetike për të arritur këtë qëllim.
Analizuar formën e kësaj kombëtare në 5 ndeshjet e saj të fundit, nuk del të jetë shumë shpresëdhënëse për këtë gjë, pasi që kjo kombëtare ka 3 humbje dhe dy barazime, pikërisht njëra humbje është nga Kosova në “Fadil Vokrri”.