Më shumë konsumatorë zviceranë blejnë nga shitësit me zbritje, njofton albinfo.ch.
Për shkak të çmimeve më të larta – dhe vazhdimisht në rritje – të ushqimeve, një numër në rritje i njerëzve në Zvicër blejnë në supermarkete ku çmimet janë më të lira se kudo tjetër.
Aldi, Lidl dhe Denner raportojnë një fluks klientësh të rinj.
“Ne mendojmë se shqetësimet e çmimeve kanë qenë në mendjet e klientëve tanë kohët e fundit”, tha zëdhënësja e Aldi, Jacqueline Fäs. “Produktet tona dhe ofertat promocionale janë në kërkesë të lartë”.
Të njëjtin vëzhgim ka bërë edhe menaxhmenti i dy shitësve të tjerë.