Gjatë gushtit të këtij viti prodhuesit zviceranë të orëve kanë eksportuar përsëri dukshëm më shumë orë sesa një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Biznesin gjatë kësaj periudhe e kanë karakterizuar mbi të gjitha, rritja e shitjeve në SHBA dhe kërkesa e madhe për orët e shtrenjta në vende të ndryshme të botës.
Në muajin gusht, eksportet e orëve janë rritur në masën prej pothuajse 15 për qind, duke arritur në 1.74 miliardë CHF, shkruan srf-.ch. Kjo del nga statistikat e fundit, të publikuara të martën nga Shoqata e Industrisë Zvicerane të Orëve FH dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare BAZG.
Shoqata e Prodhuesve të orëve shkruan se zhvillimi i mirë i vitit aktual po vazhdon edhe më tutje.