Migrimi ndikon mbi Shqipërinë më shumë se mbi vendet e tjera.
Një studim i fundit nga OECD dhe i financuar nga qeveritë zvicerane dhe austriake u prezantua të premten e shkuar për të ofruar një pamje dhe rekomandime se si mund shfrytëzohet migrimi për qëllime ekonomike dhe sociale, përcjell albinfo.ch.
“Rëndësia e këtij studimi shtrihet në faktin që ai eksploron qasjet e politikave për maksimizimin e përfitimeve nga migrimi si për vendet e destinacionit ashtu edhe për vendet e origjinës” – tha Patrik Meier, i Ngarkuari me Punë, Ambasada e Zvicrës.

