Vendet si Estonia Lituania dhe Letonia kanë nisur sot zbatimin e vendimit që u ndalon shtetasve rusë dhe bjellorusë aksesin në Bashkimin Evropian përmes territoreve të tyre.
Një vendim i ngjashëm ka nisur të zbatohet edhe në Poloni dhe lajmi është konfirmuar nga Ministritë e Jashtëm të të katër vendeve.
Për masën në fjalë, e marrë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, u ra dakord gjatë bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar mes zyrtarëve të shteteve baltike dhe Polonisë, raporton euronews, transmeton Albinfo.ch.
Një kufizim i ngjashëm është marrë edhe nga Republika Çeke, e cila nuk do t’u lejojë më hyrjen në territorin e saj shtetasve rusë dhe bjellorusë në zotërim të një vize të rregullt Schengen.
Ndërkohë, Danimarka dhe Vendet e Ulëta kanë zgjedhur të ndërpresin lëshimin e vizave afatshkurtra për qytetarët nga këto dy vende, edhe pse nuk do të ndalojnë hyrjen e atyre që janë tashmë në posedim të një vize të rregullt.