Për shkak të shkrirjes së akullit në Grenlandë, në një të ardhme të afërt do të vijë te rritja globale e nivelit të deteve për afro 30 centimetra, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Këto gjetje janë publikuar në revistën Journal Nature Climate Change, që tregojnë se 3.3 për qind e hapësirave të mbuluara me akull në Grenlandë do të shkrihen, që është një ekuivalent me 110 trilionë metër kub akull.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se shkrirja është e pashmangshme edhe nëse bota menjëherë fillon me ndaljen e emetimeve të gazrave, që shkaktojnë efekte të “bahçes së “xhamit” që po ngrohin planetin.
Sipas hulumtimit, humbja totale e akullit nga pllaka e akullt e Grenlandës do të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve për të paktën 25 centimetra – pavarësisht skenarëve të mundshëm të ngrohjes globale.