Artisti shqiptar, Alkent Pozhegu, ka realizuar një tjetër mozaik, kësaj radhe të Mbretëreshës Elisabeth. Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra, përcjell albinfo.ch.
Artisti me origjinë nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.
“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra, ndërsa m’u deshën rreth 100-120 kg drithë”, tha ai.
Ai u shpreh se vepra u bë në një ambient të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër.
Edhe mediat e huaja i bënë jehonë madje veprës së artistit shqiptar, duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjoze britanike.
Pozhegu deklaroi se indicien për mozaikun e Mbretëreshës Elisabeth e mori nga një media e huaj, e cila e kontaktoi.